-0.4 C
New York
Sunday, January 26, 2025

Buy now

Negociatat pa opozitën në Bruksel, Rama: Nuk janë këtu sepse nuk e dimë se kush është kush

- Advertisement -

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në Bruksel në hapjen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian u pyet për mos prezencën e opozitës shqiptare atje.

Rama, në një konferencë për media tha se  do të ishte mirë dhe mund të ftoheshin përfaqësues, por i gjithë problemi qëndron se nuk dihet se kush është kush në opozitë.

“Në një format të përcaktuar nga Komisioni Evropian për gjithë trupën që do të përfaqësonte Shqipërinë mund të kishim kërkuar një ndryshim për ë ftuar një përfaqësues ose më shumë nga opozita, por kemi një problem që nuk është i Brukselit, që nuk dimë se kush është kush në anën e opozitës”, tha Rama.

Ndërsa komisioneri i Bashkimit Evropian për Zgjerimin, Oliver Varhelyi, gjatë ditës ka këshilluar Ramën që në rrugën drejt integrimit në BE të bashkëpunojë edhe me opozitën.

“Përgatitja për anëtarësim do të ndikojë në shumë pjesë të shoqërisë. Besoj në ju për të bërë një qasje, duke bashkëpunuar me palët e interesit, me opozitën, dhe ne do ju mbështesim”, tha Varhelyi.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit