Pranë lapidarit mblidhen çdo 10 gusht.
Kjo për ta nderuar heroin e Kombit Bekim Berisha i njohur me nofkën Abeja.
Shoqata që edhe e mban emrin e tij, vijnë nga Gjermania për ta shënuar këtë ditë.
Ani se numri i njërëzve u tha që këtë vit ishte ma i madh, institucione nuk u panë.
Nga komuna e Pejës i thanë Klanit se nuk kanë marrë njoftim nga shoqata nëse do të ketë ndodnjë organizim.
Nderkaq nga organizatat e dala nga lufta u dha një arsye për mosprezencën e tyre.
Syla tha se më këtë datë dërgojnë lule tek 184 dëshmorët e Pejës.
E përveq kësaj në këtë orgnizatw ekziston edhe një urdhër që dekoron luftetarët më të zot e më të rrallë, i cili mban emrin e Abejës.
Për legjenden e tre luftrave, Kroaci, Bosnjë e Hercegovine dhe në Kosovë homazhe e përkujtim nuk pati as nga institucionet udhëheqese te vendit, madje as përmes rrjeteve sociale.