7.2 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

Nedim Bajrami: Nuk kam kohë të mendoj për golin, duhet të përgatitemi për Kroacinë

- Advertisement -

Kombëtarja e Shqipërisë pësoi humbje në debutimin e saj në EURO 2024, duke u mposhtur nga Italia 2:1 në Signal Iduna Park, por Nedim Bajrami arriti të lë gjurmë të përhershme.

Bajrami shënoi golin për 1:0 vetëm pas 28 sekondave lojë. Ky ishte goli më i shpejtë në histori të Kampionateve Evropiane, por ylli i Sassuolos thotë se nuk ka kohë të mendojë për golin, pasi duhet të përgatiten për ndeshjen e radhës, që është kundër Kroacisë.

Ndër të tjera, ylli shqiptar tha se ka qenë ëndërr për të të luajë në Evropian me Shqipërinë dhe se nuk ishte në dijeni që kishte arritur një rekord të tillë.

“Për mua ishte gjithmonë një ëndërr të luaj për Shqipërinë në Kampionat Evropian. Nuk e kam ditur që kam shënuar golin më të shpejtë në histori të Kampionateve Evropiane. Tani duhet të përgatitemi për ndeshjen tjetër, nuk kam kohë të mendoj për golin. Gjithë shanset duhet të provojmë t’i shndërrojmë në gola. Do të flasim me ekipin dhe trajnerin se çka duhet të përmirësojmë. Na pret ndeshja me Kroacinë dhe duhet të luftojmë për çdo top. Kemi provuar maksimumin të mos pësojmë më shumë gola. Duhet të vazhdojmë para. Në Evropian nuk të falin para golit. Duhet të luajmë me më shumë vetëbesim”, tha pas ndeshjes Nedim Bajrami.

Shqipëria pas humbjes në xhiron e parë, do të përballet me Kroacinë më 19 qershor, ndërsa ndeshjen e fundit në grupe e ka me Spanjën favorite, përballaj që zhvillohet më 24 qershor.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit