-0.3 C
New York
Saturday, November 30, 2024

Buy now

Nedim Bajrami ia theu rekordin, Kirichenko: Nuk e prisja se do ta bënte Shqipëria

- Advertisement -

Futbollisti i Shqipërisë Nedim Bajrami, e ka thyer rekordin e golit më të shpejtë në historinë e Kampionatit Evropian deri më tani.

Ai realizoi kundër Italisë qysh në sekondën e 23-të.

E për këtë ka folur Dmitry Kirichenko, i cili deri më tani e kishte mbajtur këtë rekord.

Kirichenko para 20 vjetësh, në Kampionatin Evropian në vitin 2004 kishte realizuar pas 67 sekondash kundër Greqisë.

E për golin e Bajramit, rusi u shpreh i befasuar.

Ai tha se “nuk kishte pritur që këtë do ta bënte një futbollist shqiptar”.

“E vërteta është se u habita shumë kur pashë që Bajrami e theu atë rekord. Mendova se një ekip më i famshëm se Shqipëria do ta kalonte atë. Ata shënuan një gol pas 23 sekondash, kështu që urime”, tha ai në intervistën e publikuar në disa media shqiptare.

Ndeshjen e parë të “EURO 2024”, “kuqezinjtë” humbën me rezultat 2:1 kundër Italisë.

Lojën e radhës, skuadra e Sylvinhos do ta ketë kundër Kroacisë më 19 qershor.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit