Në Zubin Potok gjenden armë dhe pajisje ushtarake në një shtëpi të pabanuar

- Advertisement -

Gjatë patrullimit dhe kontrollit në një shtëpi të pabanuar në Varagë të Zubin Potokut, Policia e Kosovës ka gjetur dhe konfiskuar armë dhe pajisje të ndryshme ushtarake.

Sipas policisë, në vendin e ngjarjes është sekuestruar një armë e tipit AK-47 me pesë karikatorë të mbushur me gjithsej 68 fishekë, dy uniforma të kamufluara, si dhe pajisje për pastrimin e armëve.

Po ashtu, në lokacion është gjetur edhe një granatë dore, e cila është tërhequr në mënyrë të sigurt nga njësiti për deminim (EOD).

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kompetent, ndërsa rasti po hetohet.

Të ngjashme

Të fundit