Në xhaminë “ Haxhi Ibrahim Devolli” në Pejë, pas namazit të akshamit, është mbajtur një ligjëratë me temë “Muhamedi Salallahu Alejhi ve se selam, shëmbëlltyra ynë”, për nder të muajit të lindjes së profetit Muhamed.
Ligjërues i kësaj teme është hoxha nga Mitrovica, Ekrem Avdiu, njofton KlanKosova.tv.
Nga Këshilli i Bashkësisë Islame në Pejë bënë të ditur se kjo është një nga disa aktivitetet që kanë pasur në kuadër të këtij muajit.
Mysafir specialë në këtë ligjëratë janë Dejniz e Menduh Allajbeg nga Prizreni, të cilët në fund të ligjëratës do të këndojnë disa ilahi. /Klankosova.tv/