Për nder të 4 Korrikut, Ditës së Pavarësisë së SHBA-së, në oborrin e xhamisë “Bedri Kamberi”, në Lagjen e Spitalit në Prishtinë, u ngrit flamuri amerikan.
Ngritjen e flamurit amerikan, imami Labinot Maliqi, e bëri nën tingujt e himnit të SHBA-së.
Imami Maliqi tha se ShBA-ja për popullin tonë është më shumë se një aleat strategjik.
“Shtetet e Bashkuara janë një mik i sinqertë, një partner i pandashëm, një shtet qe na qëndroi pranë me shumë se kushdo tjetër, atëherë kur populli ynë po përballej me rrezikun e shfarosjes, kur liria, identiteti dhe vetë ekzistenca jonë ishin në prag të zhdukjes.
Në këtë ditë, ne e kujtojmë me mirënjohje të thellë edhe rolin e presidentit Donald Trump, i cili në momentet vendimtare qëndroi fort në mbrojtje të Republikës së Kosovës, duke ndaluar përpjekjet e Serbisë për të pushtuar përsëri Kosovën si dhe duke afirmuar sovranitetin, paqen dhe stabilitetin në gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor”, tha imami Maliqi.
Është hera e e tretë që për nder të 4 Korrikut, Ditës së Pavarësisë së SHBA-së, në oborrin e xhamisë “Bedri Kamberi” ngrihet flamuri amerikan.