Manchester United ka arritur te fitojë me shifrat 1-2 në sfidën finale të FA Cup kundër Manchester City.
Goli i parë i sfidës erdhi në minutën e 30-të pas një gafe nga mbrojtësit e City, me Gatnacho i cili përfitoi dhe dërgoi topin në rrjetë.
Por nuk mbeti me kaq, pasi në minutën e 39-të, Manchester United arriti të shënonte edhe të dytin me Mainoo pas asistimit nga Bruno Fernandes.
Këto dy gola kanë mjaftuar në pjesën e parë për t’i dhënë fitoren United dhe trofeun e FA Cup.
Në fundin e ndeshjes, Jeremy Doku shënoi golin e ngushtimit të rezultatit në minutën e 87-të, por që ishte tepër vonë./