-6.7 C
New York
Tuesday, January 21, 2025

Buy now

Në vjeshtë pritet presion më i madh për zbatimin e Planit franko-gjerman

- Advertisement -

Takimet e nivelit të lartë në kuadër të dialogut Kosovë- Serbi, nuk janë parë të ndodhin tash e sa kohë.

Si rrjedhojë, ende nuk janë parë hapa konkret drejtë zbatimit të marrëveshjes dhe aneksit të saj për normalizim marrëdhëniesh mes dy shteteve.

Derisa, SHBA vazhdimisht kritikon palët për mospërmbushje të zotimeve të marra nga Brukseli dhe Ohri,  njohësit e procesit të dialogut thonë se vizita eventuale e Derek Cholet do të ndikoj në rritjen e dinamizmit të procesit të dialogut.

Madje, Arbër Fetahu nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike, thotë se pas pushimeve të verës, palët i pret një presion më i madh për dialogun.

Ndërkaq, analisti politik, Albinot Maloku, thotë se presioni që mund të vije në shtator, do të jetë edhe moment ku do të kërkohet seriozitet nga Qeveria e Kosovës.

Një angazhim të madh të diplomacisë ndërkombëtare në Kosovë dhe Serbi, e kemi par në fillim të këtij viti, gjë qe më 27 shkurt solli dhe pajtimin për atë që njihet si Plani franko-gjerman.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit