19.4 C
New York
Tuesday, July 2, 2024

Buy now

Në veri vendosen posterë të Vuçiqit me mbishkrimin “Komandant suprem po të presim”

- Advertisement -

Mëngjesin e sotëm në katër komunat veriore janë parë posterë të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, me mbishkrimin “Komandant suprem po të presim”.

Mediat serbe raportojnë se ato janë vendosur në ndërtesa, shtëpi, lokale dhe hapësira publike.

Në ato fotografi shihet Vuçiqi dhe pas tij edhe ushtria serbe.

Lidhur me rastin është në dijeni edhe Policia e Kosovës.

Zëvendësdrejtori për veriun Veton Elshani, tha për Klankosova.tv se rasti po hetohet.

“Deri më tani nuk kemi ndonjë person të dyshuar, e as të arrestuar”, tha Elshani.

Në të kaluarën ka pasur edhe grafite të tjera që janë vendosur në veri me mbishkrime nacionaliste e provokuese.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit