![Në Ulqin nesër nënshkruhet Aneksi IV mbi 40 mln euro për ndërtimin e hotelit “Jadran” Në Ulqin nesër nënshkruhet Aneksi IV mbi 40 mln euro për ndërtimin e hotelit “Jadran”](https://gazetascanner.com/wp-content/uploads/2023/04/Panorama_of_Ulqin.jpg)
Aneksi IV i kontratës për ndërtimin e hotelit luksoz “Jadran” në Ulqin do të nënshkruhet nesër po në këtë qytet, nga drejtori i Ndërmarrjes Publike për Menaxhimin e Resurseve Detare, Mladen Mikijelj, dhe pronari i “Royal Company” nga Prishtina, Arbër Kryeziu.
Pos tyre, të pranishëm në këtë ceremoni të nënshkrimit do të jenë edhe kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, dhe kryetari i Komunës së Ulqinit, Omer Bajraktari.
Siç njoftoi qeveria e Malit të Zi, ky projekt është një investim në vlerë të mbi 40 milionë eurove, si dhe kjo kontratë do t’i mundësojë investitorit të fillojë punimet përgatitore për ndërtimin e hotelit, i cili do të jetë një nga më luksozët në bregdetin malazez i një brendi të njohur globalisht.
Në këtë ngjarje janë ftuar edhe mediat të marrinë pjesë në Vilën Gorica, ku do të bëhet nënshkrimi duke filluar nga ora 10:45.