6.9 C
New York
Monday, February 3, 2025

Buy now

“Ne të dy nuk e nxjerrim Ilirin”, Einxhel e revoltuar me Donaldin për nominimin e saj dhe Dagz

- Advertisement -

Moderatorja Einxhel Shkira më në fund duket se është “çliruar” dhe po shijon një romancë me DJ Dagz. Mirëpo, distancimi i tyre nga të tjerët ka patur një kosto: nominimin.

Mbrëmjen e djeshme, ata të dy dhe Iliri u votuan nga banorët për të kaluar në nominim.

Kjo ka bërë që Einxhel ta “fajësojë” Arbrin, duke u shprehur: “A e sheh se sa u mora me ty, direkt jam nxjerrë në nominim”.about:blank

Gjithashtu, ajo ka shprehur haptazi edhe pakënaqësitë me zgjedhjen e Donaldit. Si i preferuari i publikut, ai kishte fuqinë e vetos, ai mund të ndryshonte nominimin dhe të këmbente një të nominuar me një banor tjetër. I pyetur nga Arbana në dhomën e rrëfimit ai vendosi të mos e bëjë këtë zgjedhje, pasi sipas Donaldit ky nominim ishte vendim i vetë banorëve që ndodhen brenda shtëpisë së “Big Brother”.

“Nëse doje të më nxirrje mua kishe hequr Dagz-in e kishe vendosur dikë tjetër”, i tha moderatorja aktorit.

Ndërkohë përgjigja e Donaldit ishte: “Mendoj se ju të dy jeni më të fortë bashkë”.

“Unë nuk mendoj kështu, po… .Mendoj që Ilirin ne të dy nuk e nxjerrim”, tha Einxhel.

Megjithatë na mbetet të presim spektaklin e radhës, për të mësuar se cili prej tyre do të lërë shtëpinë.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit