4.1 C
New York
Sunday, January 19, 2025

Buy now

Në sondazhe nuk mbërrijnë as te pragu, Haxhi Avdyli entuziazmohet për partinë Guxo: Nuk po na zë salla

- Advertisement -

Në sondazhe nuk mbërrijnë as te pragu, Haxhi Avdyli entuziazmohet për partinë Guxo: Nuk po na zë salla

Të enjten partia “GUXO” mblodhi strukturat dhe anëtarët e saj në periferi të Prishtinës.

Haxhi Avdyli, deputet i GUXO-s është shprehur shumë entuziast në profilin e tij në Facebook, ku ka shpërndarë disa fotografi nga kjo mbledhje.

Sipas tij, salla ishte e vogël për t’i zënë të gjithë simpatizantët e GUXO-s.

“Mbrëmë, salla e madhe e Hotel Emerald ishte e vogël për zënë të gjithë simpatizantët e dashamirët e Partisë #GUXO. Mobilizimi i Guximtarëve veq sa ka filluar. Ne jemi gati që rezultatet e ndryshimit pozitiv për vendin ti ruajmë e ti rrisim. E ardhmja ju takon atyre që guxojnë! E ne do punojmë që ardhmja e Kosovës të jetë edhe më e ndritshme dhe në duar të sigurta”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.

Vlen të theksohet se në sondazhet e fundit, GUXO ka vetëm 0.6 për qind të votave të elektoratit të Kosovës.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit