-1.7 C
New York
Saturday, December 13, 2025

Buy now

Në shtëpinë e Armend Zemajt: Sqaron situatën e videos “virale”, flet për periudhat e vështira të jetës

- Advertisement -

Ish-deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, i cili po garon edhe për një mandat në legjislativ në zgjedhjet e 28 dhjetorit, ka folur si kurrë më parë në emisionin “Weekend” në Klan Kosova.

Derisa biseda me të nis në kuzhinë, ku nikoqiri i ofron çaj gazetares Genta Gashi, aty ai tregon se si pasojë e angazhimeve të veta, vetja i duket shpesh si mysafir në shtëpinë e tij.

Mes shumë temave, ai foli edhe për ngjarjen që i ka ndodhur pak kohë më parë në sheshin e Prishtinës, derisa ai ishte duke dhënë një intervistë, kur u përlesh fizikisht me një qytetar.

“Nuk besoj që askush nuk ka dashur të më shohë në një situatë të tillë. Është ngarkuar shumë polarizimi i kësaj shoqërie, dhe kjo fatkeqësisht ka ndikuar te njerëzit që t’i japin të drejtë vetes që të ofendojnë dikë, shajnë e linçojnë, e madje edhe ta sulmojnë dhe të mendojnë se kanë të drejtë, sepse ai person nuk mendon sikur partia në pushtet, ose qeveria në ikje. Si veprim mendoj se ka qenë i domosdoshëm dhe është shndërruar në shembull, ndonëse aktet e dhunës nuk duhet as që të mendohen e përkrahen, por është shndërruar në shembull që as nuk munesh me fy, linçu e aq më pak me sulmu pse nuk mendon si ti, ose pse nuk mendon sikur ai që ti e përkrah politikisht”, deklaroi Zemaj.

Intervistën e plotë e gjeni në videon më poshtë:

Të ngjashme

Të fundit