Modelja e dashur për publikun, Emina Cunmulaj, në një lidhje live me “Top Arena” në përfundim të “Muza Competition”, tregoi si ruan linjat trupore.
E pyetur nga Rike Rike cili është sekreti që është kaq në formë, modelja ia atribuoi geneve që trashëgon.
“Në shtator mbush 40, pas lindjes së 3 fëmijë, pak me vështirësi, por geni është gen. Kujdesem, por i dua edhe gjërat tradicionale. Unë mburrem që jam shqiptare, që kemi tradita kaq të bukura dhe mund t’i trashëgoj te fëmijët e mi”, tha modelja e njohur.
Duke folur për ushqimin, Emina Cunmulaj zbuloi ushqimin e preferuar të bashkëshortit të saj.
“Sallata e lakrave, e bën shpejt dhe e konsumon shpejt”, tha ajo me humor.