“A je profesor?”, ishte pyetje që gazetari Ilir Mirena ia shtroi Nezir Krakit tash kandidat për deputet nga radhët e listës së Vetëvendosjes.
Kjo pas raportimti të Nacionales ku u qartësua që Kraki nuk ka titull dhe angazhime të profesorit në kuptimin e plotë të fjalës, por të një rangu më të ulët të “të ngarkuarit me mësimdhënie”.
Edhe profesori Blerim Latifi ia rikujtoi që në platformën ndërkombëtare më serioze akademike dhe kërkimore “Scopus” emri i tij nuk figuron askund për punime shkencore.
Një pjesë e debatit:
Mirena: A je profesor?
Kraki: Qysh i thu ti mësuesit të shkollës së mesme?
Mirena: Ti përgjigju, se ti po pretendon mu bë deputet në Kuvend të Kosovës
Kraki: Ti s’ke talent sa të Valonit për humor. Në paris ligjëroj të Universiteti (…)
Mirena: Ty me të shkru në Google s’del kurgjë. Me shkru Muhamedin Kullashin del. Të Valon Murtezajt, figuron aty. Për ju nuk figuron kurrgjë. Sqarojau qytetarëve.
Kraki: Verën e kaluar kanë ardhë tre student të mi të shkencave politike të vitit të tretë bachelor, kanë kry praktikë MPJ këtu, studentë që unë i mentoroj. Unë s’kam thanë që jam profesor, punoj në privat e publik, jam ligjerues i ngarkuar me mësimdhënie, kam asistent. Kështu që nuk jam profesor i rregullt, sepse nuk jam i angazhuar full-time, se du me fitu më shumë. Kjo është qysh funksionoj. Prej 2016, jam i angazhuar në këtë rol.
Ramadani: Qito a ja ke thanë Nezir, Donika Gërcallës dhe Faton Pecit, se e kanë qit që profesori parisien nga Juniku na u ka bashku. A është marketing?
Latifi: Në Scopus nuk po ekziston emri yt.
Kraki: Scopus-i nuk e ka asnjë lidhje me sistemin edukativ francez.
Latifi: Kurrëkund nuk je.
Mirena: Ju ka miklu setra pak, kur i kanë thënë profesor prej Parisi…