3.1 C
New York
Tuesday, March 4, 2025

Buy now

Në rrjetet sociale publikohet video e deputetes Fjolla Ujkani duke vallëzuar

- Advertisement -

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fjolla Ujkani e ka linçuar publikisht profesorin e biologjisë nga Vushtrria, Lulzim Paci pas vallëzimit të tij në TikTOk.

Deklarata e Ujkanit nxiti edhe shumë reagime të tjera bullizuese për profesorin Paci.

E gjithë këto reagime padyshim se çuan në reagim emocional të profesorit, i cili shpërtheu në lot përgjatë një interviste në një prej televizioneve tona.

Ai tregoi se shumë njerëz ishin tallur me të për vallëzimin e realizuar në shtëpi.

Deputetja Ujkani kërkoi nga Gjimnazi “Eqrem Çabej” në Vushtrri dhe Drejtoria e Arsimit duhet të marrin masa.

Ajo e quajti vallëzimin të pahijshëm e denigrues. “Të dashur qytetarë të Vushtrrisë, në veçanti juve nxënës të Gjimnazit ‘Eqrem Çabej’- Vushtrri, dhe juve prindër. Ditëve të fundit njëri nga profesorët e Gjimnazit ‘Eqrem Çabej’ është duke publikuar video të tij, të cilat janë veprime të pahijshme dhe degjeneruese. Andaj, i bëj thirrje drejtorit të Gjimnazit dhe drejtorisë së Arsimit në Vushtrri, që të marrin masa ndaj profesorit në fjalë. Sepse veprimet tij përmes videove lënë të kuptojnë, që një profesor i tillë nuk mund të arsimoj dhe edukoj kategorinë më të çmueshme të shoqërisë, rininë tonë”, thuhej në statusin e saj të publikuar më 27 janar.

Por edhe vet deputetja Ujkani sikur çdo njeri tjetër vallëzon.

Në rrjetet sociale edhe vet deputetja Ujkani ka video ku shihet duke vallëzuar në mbrëmjen e saj të maturës.

E deputetja pas gjithë reagime që pati lidhur me deklaratën pak më parë I kërkoi falje publike profesorit Paci.

https://streamja.com/embed/w2dmo

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit