10.7 C
New York
Friday, November 14, 2025

Buy now

“Në Rezervat Shtetërore i kanë futë duart – Ju kanë ‘shpu’ duart”- Deputeti i LDK-së Alban Zogaj për skandalin me rezervat e shtetit

- Advertisement -

Sonte në Pressing të ftuar janë dy zyrtarët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Alban Zogaj e Berat Rukiqi, ku përballë tyre në studio janë panelistët Dibran Hoxha e Burim Ramadani.

Zogaj thotë se skandali për Rezervat Shtetërore është një prej skandaleve më të mëdha në vendin tonë kohëve të fundit.

“Është një prej skandaleve më të mëdha të vendit tonë kohëve të fundit, për shkak të dëmit që ju ka bë buxhetit të vendit, e dyta kemi të bëjmë me një ministre e cila është në detyrë dhe e treta që vjen nga një qeveri e cila ka ardh në pushtet me propagandën e luftës së korrupsionit, e tash I bijnë krejt perdet, edhe e shohim qartazi se si ka funksionuar kjo qeveri në mandatin e fundit”, tha ai.

Tutje, Zogaj thotë se kjo qeveri u ka dhënë tendera miqve të tyre.

“Në rezervat shtetërore i kanë futë duart, e madje ju kanë ‘shpu’ duart që janë futë në rezervat shtetërore, të cilat kontrata ju kanë dhënë në mënyrë të drejtpërdrejtë në formë të negociume, miqve të një personi që del të jetë mik edhe me këtë qeverisje”, tha ai.

Të ngjashme

Të fundit