17.3 C
New York
Tuesday, June 17, 2025

Buy now

Në QNR po vazhdon numërimi i fletëvotimeve me kusht dhe atyre për persona me nevoja të veçanta

- Advertisement -

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) po vazhdon procesi i numërimit të fletëvotimeve nga votimi me kusht dhe ai i personave me nevoja të veçanta.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, i cili ka deklaruar se synimi është që ky proces të përfundojë brenda ditës së sotme.

Në QNR po vazhdon numërimi i fletëvotimeve nga votimi me kusht dhe votimi i personave me nevoja të veçanta. Po planifikojmë që ky proces të përfundojë sot, në mbrëmje”, ka thënë Elezi për IndeksOnline.

Pas përfundimit të këtij numërimi, pritet që KQZ të vazhdojë me shpalljen e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve

Të ngjashme

Të fundit