-0 C
New York
Sunday, March 23, 2025

Buy now

“Në pritje të vendimit për Thaçin, babai Haxhiu u mbajt në morg një natë”

- Advertisement -

Deputeti i PDK-së, Artan Behrami, ka thënë se familja e Haxhi Thaçit ka pasur shpresë që ndoshta ish-presidenti Thaçi mund të lejohet të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit.

“Po, familja Thaçi ka pasur shpresë që ndoshta presidenti Thaçi mund të lejohet, për shkak edhe të gjendjes së tij dhe se u bë një presion i madh publik edhe ka pasur shpresa që ndoshta mund të lejohet ardhja e presidentit Thaçi”.

“Dhe për të krijuar kohë, Haxhi Thaci është mbajtur në morg dhe të nesërmen është varrosur me ceremoni shtetërore. Gjithçka ka shkuar shpejt, koha i është dashur komunës për organizimin e një ngjarjeje të dinjitetshme”, tha Behrami.

Më tej, ai tha se nuk është në dijeni për mënyrën se si i ishte komunikuar lajmi ish-presidentit Thaçi për humbjën e të atit, por tha se solidarizimi i qytetarëve me familjen ishte i jashtëzakonshëm

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit