Anxhela Peristeri, këngëtarja e njohur e muzikës shqiptare, është një tjetër personazh publik që shpesh herë është komentuar në median online se është në pritje të ëmbël.
Artistja ka pranuar që është duke shijuar një lidhje dashurie dhe nisur nga kjo, shumë përdorues të rrjeteve sociale shpesh herë aludojnë në lidhje me një shtatzani të mundshme të saj.
Në një prej postimeve të bëra së fundmi në rrjetet sociale, një ndër ndjekësit e këngëtares e ka pyetur atë nëse është shtatzënë dhe si rrallë herë, Anxhela ka vendosur t’i përgjigjet, duke iu përgjigjur shkurt “jo”.
Anxhela Peristeri ka patur një verë të ngarkuar me koncerte të shumta si brenda dhe jashtë Shqipërisë. Nga ana tjetër ajo ka qënë shumë aktive me projektet e reja muzikore, të cilat kanë rezultuara tepër të pëlqyera nga publiku shqiptar.
Madje një nga këngët që u komentua shumë poztivisht në media ishte bashkëpunimi me G-Bani, të cilët risollën një version të ri të këngës së vjetër “Të dua”, e kënduar më parë nga G Bani dhe Crazy Girl.