8.3 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

Në Prishtinë protestohet para Zyrës Ndërlidhëse të Rusisë, kërkohet ndalja e luftës në Ukrainë

- Advertisement -

Youth Initiative for Human Rights – Kosovo (YIHR KS), ka protestuar sot pranë Zyrës Ndërlidhëse Ruse në Prishtinë, për të shprehur shqetësimin për agresionin e Rusisë ndaj Ukrainës.

Në njoftimin e kësaj organizate u bëhet thirrje akterëve ndërkombëtar, organizatave të shoqërisë civile, organizatave paqeruajtës dhe të vendeve demokratike që të angazhohen urgjentisht për paqe dhe stabilitet.

“Si shoqëri kemi përjetuar vet efektet shkatërrimtare të luftës, pasojat e së cilës vazhdojmë t’i vuajmë edhe sot, andaj bashkë-ndjejmë me njerëzit në Ukrainë për vuajtjet e tyre në këtë kohë shumë të vështirë”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

STOPluftësnëUkrainë ❗️

📢 Sot protestuam bashkë me qytetarë të Kosovës pranë Zyrës Ndërlidhëse Ruse në Prishtinë, për të shprehur se shoqëria dhe shteti ynë qëndron kundër pushtimit të Ukrainës nga Federata Ruse.

Si shoqëri kemi përjetuar vet efektet shkatërrimtare të luftës, pasojat e së cilës vazhdojmë t’i vuajmë edhe sot, andaj bashkë-ndjejmë me njerëzit në Ukrainë për vuajtjet e tyre në këtë kohë shumë të vështirë.

U bëjmë thirrje të gjithë akterëve ndërkombëtarë, organizatave të shoqërisë civile, organizatave paqeruajtëse dhe të gjitha vendeve demokratike që të angazhohen urgjentisht për paqe dhe stabilitet si dhe më së rëndësishmi mbrojtjen e të drejtave themelore të civilëve.


ENG

📢 Today we protested together with the citizens of Kosovo at the Russian Liaison Office in Pristina, to express that our society and state stand against the occupation of Ukraine by the Russian Federation.

As a society, we have experienced the devastating effects of war, the consequences of which we continue to suffer today, therefore we sympathize with the people of Ukraine for their suffering at this very difficult time.

We call on all international actors, civil society organizations, peacekeeping organizations and all democratic countries to work urgently for peace and stability, most importantly, to protect the fundamental rights of every civilian.

STOPwarinUkraine #STANDwithUkraine !

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit