7.7 C
New York
Monday, March 31, 2025

Buy now

Në prill e maj të këtij viti pati më shumë llogari aktive në Trust sesa vitin e kaluar

- Advertisement -

Pagesat në Fondin Pensional të Kursimeve, nuk janë gjithmonë të njëjta.

Lëvizje në to vërehen pothuajse çdo muaj.

Nga të dhënat e Trustit, rezulton se të paktën për dy muaj të këtij viti në krahasim me vitin e kaluar, ka pasur rritje të numrit të kontribuesve.

“Numri i llogarive në Trust duhet krahasuar gjithnjë me të njëjtat periudha të vitit paraprak që krahasimi të jetë i duhur. Numri i llogarive aktive në muajin prill të vitit 2022 ishte 348, 162, ndërkaq në prill të vitit 2023 është 364, 648. Numri i llogarive aktive në muajin maj të vitit 2022 ishte 364,399, ndërkaq në muajin maj të vitit 2023 është 377,644”, tha Jeton Demi, Menaxher i Marrëdhënieve me Publik në Trust.

Megjithatë, tre mujori i parë i këtij viti me tre mujorin e fundit të vitit të kaluar, sipas të dhënave të Trustit, ka pësuar rënie.

E kjo nuk po shihet si shenjë e mirë nga njohësi i ekonomisë, Bashkim Mustafa.

Nga kontributet në Trust të këtij viti, afro 2 milionë janë regjistruar si investime jashtë Kosovës, derisa rreth 1 milionë investim në Kosovë.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit