26.7 C
New York
Thursday, July 17, 2025

Buy now

“Ne presim hetimet e KFOR-it”, Kusari-Lila i reagon Ramës: A nuk është Policia e Kosovës burim i besueshëm për ju?

- Advertisement -

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila i ka reaguar kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.

Kusari-Lila i ka thënë Ramës se a nuk është burim i mjaftueshëm i besueshëm Policia e Kosovës për të pritur hetimet nga KFOR-i.

“I nderuar Kryeministër Edi Rama, ishit goxha i zëshëm për të marrë pozicion lidhur me atë që ju besuat se ishte “faj i Kosovës”. Ndoshta Policia e Kosovës nuk është burim mjaftueshëm i besueshëm për ju, kështu që ju prisni “hetimet e KFOR-it’” – ka shkruar Kusari-Lila në Twitter.

Ajo gjithashtu ka bashkangjitur edhe një hartë duke treguar se ku janë kidnapuar tre zyrtarët e Policisë së Kosovës.

Të ngjashme

Të fundit