25.5 C
New York
Wednesday, July 16, 2025

Buy now

Në prag tragjedia në ajër, dy avionë shmangin përplasjen “kokë më kokë” në 10 mijë metra lartës

- Advertisement -

Një incident ajror që mund të kishte pasoja katastrofike u regjistrua mbi hapësirën ajrore të Republikës së Tuvas, një rajon malor në Siberinë jugore, pranë kufirit me Mongolinë. Dy avionë kinezë, një pasagjerësh i Air China dhe një cargo i SF Airlines, u gjendën në një distancë shumë të afërt nga njëri-tjetri, duke rrezikuar një përplasje frontale që do të kishte qenë fatale për qindra njerëz.

Fluturimi i Air China me numër CA967 ishte nisur nga Shangai Pudong dhe kishte si destinacion aeroportin e Milanos Malpensa, një itinerar që zakonisht mbart shumë pasagjerë europianë dhe italianë. Avioni tjetër, një cargo i kompanisë SF Airlines me numrin O3-128, po udhëtonte nga Budapesti për në qytetin Ezhou të Kinës, shkruan A2 CNN.

Sipas të dhënave paraprake, avionët u gjendën në një distancë vertikale prej vetëm 90 deri në 120 metrash – ndërkohë që në këto raste, distanca e sigurisë duhet të jetë disa qindra metra. Dyshohet se fluturimi i Air China u ngrit në një lartësi të re pa autorizim nga kontrolli i trafikut ajror rus.

Fatmirësisht, pilotët dhe kontrollorët reaguan me shpejtësi, duke shmangur përplasjen në sekondat e fundit. Autoritetet ruse dhe kineze kanë nisur një hetim për të përcaktuar nëse gabimi ishte njerëzor apo teknologjik.

Të ngjashme

Të fundit