Ambasada franceze në Kosovë, ka njoftuar se xhamdarmëria kombëtare e këtij vendi ka ‘zbarkuar’ në vendin tonë.
Në njoftimin e kësaj ambasade thuhet se kjo po ndodh në prag të zgjedhjeve lokale të 12 tetorit.
Tutje thuhet se ata po marrin pjesë në dislokimin e Njësisë së Policisë Rezervë të Trajnuar të EULEX-it (RFPU) për të mbështetur stabilitetin dhe ndërtimin e besimit.
“Ky bashkëpunim dëshmon angazhimin e Francës dhe forcave të saj të xhandarmërisë për paqen dhe sigurinë në Kosovë dhe në Ballkan”, thuhet në njoftim transmeton Klankosova.tv.