-6.7 C
New York
Tuesday, January 21, 2025

Buy now

Në prag të vitit të ri, Osmani viziton Qendrën Klinike Universitare të Kosovës

- Advertisement -

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, e shoqëruar nga ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, në prag të Vitit të Ri, ka vizituar Klinikën Emergjente dhe atë të Kardiologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Presidentja tha se puna e stafit mjekësor ndaj shëndetit të pacientëve edhe në kohë të ndërrimit të motmoteve, larg familjeve të tyre, tregon përkushtimin e tyre të jashtëzakonshëm.

Gjatë vizitës, Presidentja Osmani u informua për punën e tyre përgjatë këtij viti, si dhe për sfidat me të cilat po përballet sektori i shëndetësisë. Presidentja shprehu mirënjohje të thellë për përkushtimin e të gjithë stafit në këto klinika, duke theksuar rolin e tyre në ruajtjen e shëndetit dhe jetës së qytetarëve.

Tutje, Presidentja Osmani nënvizoi nevojën për vazhdimin e investimeve në sektorin e shëndetësisë, për të siguruar kushte më të mira pune për mjekët dhe shërbime më cilësore për pacientët, me ç’rast konfirmoi mbështetjen e plotë dhe përkushtimin për vazhdim të bashkëpunimit edhe me partnerë të shumtë në këtë drejtim.

Presidentja Osmani ju ka uruar të gjithë profesionistëve shëndetësor mbarësi dhe suksese në vitin e ri 2024.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit