3.5 C
New York
Friday, December 26, 2025

Buy now

Në prag të vitit 2026: Disa vendbanime në Drenas pa rrymë për më shumë se 24 orë

Pas ankesave të shumta nga qytetarët, Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, shprehu shqetësimin për mungesën e energjisë elektrike në disa fshatra të komunës.
Siç thuhet në njoftimin e komunës, disa vendbanime kanë mbetur pa furnizim me energji elektrike tash e më shumë se 24 orë, pa asnjë njoftim paraprak nga KEDS-i.
Kryetari Lladrovci kërkoi një reagim urgjent nga KEDS, rikthim sa më të shpejtë të energjisë dhe informim korrekt të qytetarëve për shkaqet dhe kohëzgjatjen e ndërprerjes. Komuna e Drenasit njofton se do të vazhdojë të jetë në kontakt të vazhdueshëm me institucionet përgjegjëse dhe do t’i mbajë qytetarët të informuar për çdo zhvillim të ri.
Njoftimi i plotë nga Komuna:
NJOFTIM PËR QYTETARËT Pas shumë ankesash të pranuara nga qytetarët, Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, me shqetësim po e përcjell situatën e mungesës së energjisë elektrike në disa fshatra të komunës. Sipas informatave nga terreni, disa vendbanime të Komunës së Drenasit, tash e më shumë se 24 orë kanë mbetur pa furnizim me energji elektrike, pa asnjë njoftim paraprak nga ana e KEDS-it. Kryetari Lladrovci kërkon reagim urgjent nga KEDS, rikthim sa më të shpejtë të energjisë elektrike dhe informim korrekt të qytetarëve për shkaqet dhe kohëzgjatjen e ndërprerjes. Komuna e Drenasit do të vazhdojë të jetë në kontakt të vazhdueshëm me institucionet përgjegjëse dhe do t’i mbajë qytetarët të informuar për çdo zhvillim të ri.

Të ngjashme

Të fundit