Home Lajme Në prag të fillimit të vitit shkollor, policia apelon për kujdes të shtuar në trafik

Në prag të fillimit të vitit shkollor, policia apelon për kujdes të shtuar në trafik

0
Në prag të fillimit të vitit shkollor, policia apelon për kujdes të shtuar në trafik

Në prag të fillimit të vitit të ri shkollor, Policia e Kosovës ka bërë thirrje për kujdes të shtuar në trafik.

Në apelin e policisë thuhet se fëmijët nuk janë të vetëdijshëm për të gjitha rreziqet e mundshme në rrugë, prandaj siguria e tyre duhet të jetë shqetësimi dhe përgjegjësia jonë e përbashkët.

“Viti i ri shkollor fillon në shtator dhe fëmijët sërish bëhen pjesëmarrës aktivë në trafik! Ne e dimë që fëmijët nuk janë të vetëdijshëm për të gjitha rreziqet e mundshme në rrugë, prandaj siguria e tyre duhet të jetë shqetësimi dhe përgjegjësia jonë e përbashkët”, thuhet në komunikatën për media.

Sipas policisë, në vitin 2022 në trafik jetën e kanë humbur 106 persona, prej tyre pesë kanë qenë deri në moshën 12-vjeçare, shtatë kanë qenë nga mosha 13 deri 18-vjeçare dhe 94 kanë qenë mbi moshën 19-vjeçare.

Në vitin 2022 thuhet se në trafik janë lënduar 14 mijë e 714 persona, prej tyre 787 kanë qenë deri në moshën 12-vjeçare, 962 kanë qenë nga mosha 13 deri 18-vjeçare dhe 12 mijë e 965 persona kanë qenë mbi moshën 19-vjeçare.

“Për të minimizuar këto shifra dhe për të kontribuar për sigurinë e të gjithë pjesëmarrësve në trafik, veçanërisht fëmijëve, përgjegjës jemi të gjithë”, ka thënë tutje policia.

Exit mobile version