10 C
New York
Monday, March 10, 2025

Buy now

Në prag të Festës së Flamurit, zbulohet shtatorja e dëshmorit Hysen Zogjani

- Advertisement -

Zbulimin e shtatores e bënë nënkryetari i komunës, Fadil Krasniqi, ish-komandanti i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Azem Syla dhe familjarët e dëshmorit Hysen Zogjani.

Për figurën e heroit Hysen Zogjanit folën Fadil Krasniqi, gjeneral Kudusi Lame, Nait Hasani i cili evokoi kujtimet e tija për dëshmorin, si dhe në emër të Shoqatave të dalura nga lufta foli Gjavit Jashari.

Në emër të familjes po ashtu foli dhe falënderoi vëllai i tij binjak, Ademi.

Prezent në këtë ceremoni përveç qytetarëve të shumtë dhe institucioneve lokale e qendrore, ishte edhe ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj.

Në zbulimin e shtatores së heroit Hysen Zogjani me nga një pikë muzikore kushtuar heroit të lirisë Hysen Zogjani, u prezantuan vajza e tij Arbnora dhe këngëtari i mirënjohur Ilir Shaqiri.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit