15.6 C
New York
Tuesday, April 1, 2025

Buy now

Në prag të festës së Fitër Bajramit, Haradinaj uron besimtarët myslimanë

- Advertisement -

Në prag të festës së Fitër Bajrami, kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj u ka përcjellë urimet më të përzemërta Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiut Naim Tërnava dhe të gjithë shqiptarëve myslimanë.

Haradinaj uron që kjo festë të jetë e mbushur me paqe, harmoni dhe gëzim në çdo familje.

“Në prag të festës së Fitër Bajramit, ju përcjell urimet më të përzemërta Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiut Naim Tërnava dhe të gjithë shqiptarëve myslimanë kudo që ndodhen! Qoftë kjo festë e mbushur me paqe, harmoni dhe gëzim në çdo familje. Gëzuar Fitër Bajramin!”, ka shkruar Haradinaj në Facebook

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit