Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka bëre të ditur se ka pritur në selinë e tij, ambasadorin amerikan, Jeffrey Hovenier.
Krasniqi përmes një postimi në “Facebook” shkroi se në prag të shënimit të 16 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, vlerësojnë lart mbështetjen e pakusht e të parezervë të SHBA-ve në rrugëtimin e gjatë të vendit drejt lirisë, pavarësisë dhe shtetndërtimit
Postimi i plotë:
Pata kënaqësinë të pres në selinë e Partisë Demokratike të Kosovës ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier, me të cilin diskutuam rreth zhvillimeve të fundit politike në vend.
Në prag të shënimit të 16 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, duke vlerësuar lart mbështetjen e pakusht e të parezervë të SHBA-ve në rrugëtimin e gjatë të vendit tonë drejt lirisë, pavarësisë dhe shtetndërtimit, theksova se është thelbësore ruajtja dhe thellimi i partneritetit me SHBA-të – kryealeatin strategjik të Kosovës.
Partia Demokratike e Kosovës do të vazhdojë të angazhohet në këtë drejtim, të luaj rol konstruktiv në avancimin e raporteve të mira me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
https://www.facebook.com/share/p/EFZosjd7WMmP3GUQ/?mibextid=oFDknk