Ish-ministri i Jashtëm, deputeti Enver Hoxhaj, ka përkujtuar heroin Agim Ramadani në 27-vjetorin e rënies së tij, duke e cilësuar si një nga luftëtarët më të shquar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Në një status publik, Hoxhaj ka rikujtuar simbolikën e thyerjes së kufirit Kosovë-Shqipëri, duke theksuar se Ramadani ra heroikisht vetëm dy ditë pasi kishte marrë pjesë në shembjen e atij kufiri, “për të mos u mbyllur më kurrë mes shqiptarëve”.
“Dy ditë pasi theu kufirin Kosovë-Shqipëri, për të mos u mbyllur më kurrë mes shqiptarëve, ra heroikisht një nga luftëtarët më të shquar të UÇK-së, Agim Ramadani”, ka shkruar Hoxhaj.
Ai ka nënvizuar se edhe pas 27 vitesh, sakrifica e Agim Ramadanit mbetet e gjallë në kujtesën kombëtare dhe në themelet e lirisë së Kosovës.
“Sot, 27 vite më pas, e kujtojmë me krenari dhe mall të thellë sakrificën e tij për lirinë dhe të ardhmen e Kosovës”, thuhet në reagimin e tij.
Në fund të mesazhit, Hoxhaj ka bërë homazh për të gjithë të rënët për liri.
“Lavdi e përjetshme Agim Ramadanit dhe të gjithë dëshmorëve të kombit!”






