6.9 C
New York
Thursday, October 17, 2024

Buy now

Në përkujtim të Sadri Sherifit!

- Advertisement -

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala, ka vlerësuar lartë veprimtarinë e Sadri Sherifit, i cili është ndarë nga jeta.

Shala ka shkruar në Facebook njerëzit shi Sadriu janë duke ikur heshturazi nga kjo botë, por duke lënë pas një veprat në sherbim të atdheut.

Postimi i plotë:

Në përkujtim të Sadri Sherifit!

Derisa shteti i Kosovës po përpëlitet në rrugëtimim e tij drejt proceseve integruese euroatlantike, themeltarët, ideatorët, kreatorët, dhe ata që sakrifikuan gjithçka nga vetja e tyre, e familjeve të tyre poashtu, po na ikin heshturazi.

Po na ikin ashtu siç edhe vetë ishin, edhe të dinjitetshëm, edhe të gatshëm për sakrificë, edhe të vetflijuar me vetëdije të plotë për ideale kombëtare dhe shtetërore.

Po na ikin heshturazi, sepse ata asgjë në këtë jetë nuk e bënë për zhurmë dhe ego personale, nuk e bënë që të jenë pjesë e populizmit apo mburrjeve.

E bënë aktivitetin, e bënë luftën, e bënë shtetin, mbi mundin, djersën, dhe sakrificën e tyre, sa në burg me dekada, sa në ilegalitet, sa në gurbet, por me bindje të thellë që e ardhmja është e popullit, është e atdheut, është e Kosovës.

Asgjë nuk kishte më prioritare se këto ideale dhe virtyte njerëzore.

E të gjitha këto, një jetë të tërë i barti, i zhvilloi dhe na i la trashëgim, atdhetari dhe veprimtari, i burgosuri politik, dhe miku jonë, Sadri Sherifi, i cili këto ditë, heshturazi u nda nga jeta larg atdheut të tij, në gurbet.

Ai iku, por na la një kapital të madh etik njerëzor e kombëtar, të cilin e kemi borxh para tij dhe brezit të tij, para tij dhe veprimtarëve e miqëve të tij, para tij dhe idealeve të tij, që ta ruajmë, sforcojmë, e trashëgojmë.

Faleminderit miku jonë Sadri Sherifi, i përjetshëm kujtimi për Ju!

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit