7.7 C
New York
Wednesday, February 26, 2025

Buy now

Në periudhën e vështirë jetësore, Shakira gjen forcë të shfaqet si Wonder Woman

- Advertisement -

Të hënën, Shakira u shfaq në rrjetet sociale për të fotografi të kostumit të saj të Halloween.

Këngëtarja e njohur e festoi këtë rast duke u veshur si Wonder Woman, e cila është personazhi i saj i preferuar fiktiv nga DC Universe.

Në imazhin e shpërndarë nga kolumbiania në Instagram, ajo shfaqet e veshur plotësisht si superheroina e DC Comics, e krijuar nga William Moulton Marston në vitin 1941 dhe së fundmi e luajtur nga aktorja Gal Gadot.

“Nga nxitëse tifozësh në superheroinë. Me që ra fjala, Wonder Woman ishte kostumi im i parë! Halloween, justifikimi i përsosur për të përmbushur ëndrrat e fëmijërisë!”, ka shkruar ajo në përshkrimin e fotografive.

E veshur si Wonder Woman, Shakira mbante gjithashtu lente kontakti të kaltra që përputheshin me fundin e saj, ndërsa fotografitë kanë marrë afro dy milionë pëlqime.

Ish-partnerja e Gerard Pique po kalon një periudhë të vështirë pas ndarjes së saj me qendërmbrojtësin e Barcelonës.

Për më shumë, babai i saj, William Mebarak, ka probleme shëndetësore dhe madje kaloi disa ditë në spital për t’iu nënshtruar një operacioni javën e kaluar.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit