15.2 C
New York
Monday, April 28, 2025

Buy now

Në Pejë një fëmijë goditet nga një veturë

- Advertisement -

Një fëmijë ka pësuar lëndime trupore pasi të dielën në mesditë është goditur nga një veturë në në Pejë.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova për tëvë1.info ka thënë se rasti ka ndodhur në rrugën “Wesley Clark”.

Rugova ka bërë të ditur se fëmija është dërguar për trajtim mjekësor në emergjencën e Spitalit Rajonal në Pejë.

“Sot rreth orës 12:55, Policia është njoftuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur ne rrugen Ëesley Clark në Pejë, në këtë aksident ishin të involvuara një veturë dhe një këmbësor (fëmijë), si pasojë e aksidentit këmbësori ka pësuar lendime trupore i njejti është dërguar në emergjencën e Spitalit Rajonal në Pejë, për tretman mjekësor”, ka thënë Rugova.

Të ngjashme

Të fundit