-5.5 C
New York
Saturday, February 22, 2025

Buy now

Në Pejë kërcënohet ekipi i T7 në Qendrën e Numërimit të Votave, reagon AGK

- Advertisement -

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës – AGK, ka pranuar me shqetësim pengimin e ekipit të Televizionit T7 nga menaxheri i Qendrës së Numërimit në Pejë, Abdurrahim Haxhisefa.

Sipas informatave, gazetarja Arianitë Zhegrova dhe kameramani Gjens Karaqi janë ndaluar dhe penguar në kryerjen e detyrës së tyre, madje janë kërcënuar edhe me thyerjen e kamerës.

AGK-ja ka theksuar se ky akt është një sulm i papranueshëm ndaj lirisë së medias dhe punës së gazetarëve, të cilët kanë për detyrë të informojnë publikun mbi proceset e rëndësishme si ai i numërimit të votave.

“Më shqetësues është fakti që ky incident ndodhi në prani të kryesuesit të KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, pa asnjë ndërhyrje apo masë nga ana e tij. AGK i bën thirrje Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që të marrë masa ndaj personit në fjalë dhe të garantojë një mjedis të sigurt për gazetarët gjatë mbulimit të proceseve zgjedhore”, thuhet në reagimin e AGK-së.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit