Artan Behrami i cili ka fituar mandatin për të qenë deputet i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, ka thënë se në asnjë mënyrë nuk do të kalonte në Lëvizjen Vetëvendosje.
Ai ka thënë në “Pressing”, të T7 se asnjëherë nuk i tradhton idealet, mqitë e partinë që i dha mundësinë.
Behrami është shprehur i bindur se askush në PDK nuk tregton me Albin Kurti sa i përket kalimin në grupin e tyre parlamentar.
“Informatat e tilla janë të zakonshme, e kemi parë një praktikë të shëmtuar të cilën e ka etalbu dhe përforcu Kurti në atë kalimin e famshëm para katër viteve, ai ankthi i kalimeve kurë nuk është shëruar në shoqërinë tonë dhe rishfaqet pasi përfundojnë zgjedhjet”.
“Në PDK nuk ka individë të tillë, as s’ka me pas. Pra, është një grupacion kompakt që refuzojnë me çdo lloj tregtimi me deputetë”.
“Në asnjë formë as mënyrë, kurrë në jetë nuk i tradhtoj idealet, miqtë e partinë që më ka dhënë hapësirë”, ka thënë ai.