25.9 C
New York
Thursday, July 24, 2025

Buy now

Në Parlamentin Evropian nesër diskutohet për shqiptarët e Luginës së Preshevës

- Advertisement -

Çështja e shqiptarëve në Luginën e Preshevës do të ngritet të nesërmen edhe në Parlamentin Evropian, njoftoi këshilltarja e kryeministrit Albin Kurti, Ardita Sinani, e cila gjithashtu kishte qenë edhe Kryetare e Komunës së Preshevës.

Pas ngritjes së problematikës së shqiptarëve të Luginës së Preshevës në Kongresin e Senatin Amerikan dhe në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, adresa jonë e rradhës do të jetë Parlamenti Evropian”, shkroi ajo në Facebook.

Nga nesër, së bashku me anëtarët tjerë të delegacionit nga Lugina e Preshevës, do të jem në vizitë 3 ditore në Bruksel për të ngritur problematikën e shqiptarëve të Preshevës, Medvegjës e Bujanocit në Parlamentin Evropian dhe Këshillin e Evropës”, njofti mes tjerash Ardita Sinani.

Të ngjashme

Të fundit