Prokuroria Themelore në Prishtinë mbulon mbi 60 për qind të lëndëve në nivel të Republikës. Aktualisht ka të angazhuar 52 prokurorë dhe 134 të tjerë personel mbështetës. Vetëm në gjashtë muajt e parë të këtij viti, 2128 kërkesa të ndryshme janë dorëzuar në këtë prokurori për trajtim. Përveç punës, ngarkesë për stafin janë këto ditë edhe temperaturat e larta në Pallatin e Drejtësisë, pasi aty mungon ventilimi.
Jashtë, temperaturat janë rreth 35 gradë celsius. Por, në pallatin e Drejtësisë, ato janë gati të ngjashme edhe brenda. Në objektin e pallatit të drejtësisë pothuajse është e pamundur të punohet për shkak se temperaturat brenda pallatit shënojnë mbi 30 grad Celsius.
Megjithatë, seancat po mbahen me rregull.
“Gjykata është duke u përballur me temperatura të larta nëpër zyre të gjyqtarëve dhe stafit administrativ, gjë që po ndikon në punën e gjyqtarëve dhe stafit administrativ”, tha Mirlinda Gashi, zëdhënse e Gjykatës Themelore Prishtinë.
Prokuroria Themelore mbulon mbi 60 përqind të lëndëve në nivel të Kosovës. Aktualisht ka të angazhuar 52 prokurorë dhe 134 të tjerë, personel mbështetës.
“Gjatë këtyre ditëve muajve më konkretisht të verës nuk ka numër të rritjes së kërkesave prej palëve. Në këto muaj të verës vërehet që kemi edhe prej mërgimtarëve. Poashtu, të njëjtit në cilësinë e të dëmtuarve, ku shtëpitë e tyre kanë qenë cak i thyerjeve dhe vjedhjeve nga të dyshuar”, tha për RTK-në, Laureta Ulaj nga Prokuroria themelore Prishtinë.
Numër më i madh i kërkesave trajtohen nga Prokuroria themelore.
Avokati, Bledar Gashi, thotë se seancat e planifikuara po mbahen me rregull.
“Tash është sezoni e pushimeve, por prapë se prapë Gjykata Themelore në Prishtinë, por edhe Prokuroria Themelore janë duke vazhduar punën me intensitetin maksimal. Pavarësisht se edhe sallat dhe gjykatoret janë me temperatura shumë të larta por kanë filluar hapjet e dritareve që të bëhet një ambient”, tha Gashi.
Qytetarët thonë se shërbimet administrative po kryhen me efikasitet. Me shumë punë e në kushte të tilla, në Pallatin e Drejtësisë punohet që nga viti 2015.