![Në orën 14:00 mbahet takimi i Osmanit me përfaqësuesit e OVL-së së UÇK-së Në orën 14:00 mbahet takimi i Osmanit me përfaqësuesit e OVL-së së UÇK-së](https://gazetascanner.com/wp-content/uploads/2023/07/veteranet-uck-ovl-1-1-600x360-1.jpg)
Në orën 14:00 do të nisë takimi i presidentes Osmani me përfaqësuesit e OVL-së së UÇL-së.
Kjo është konfirmuar nga zyra e presidentes Osmani.
“Në orën 14:00, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani pret në takim përfaqësuesit e OVL-së së UÇK-së”, thuhet në njoftim.
Ky takim është kërkuar nga përfaqësuesit e OVL-së së UÇK-së pas miratimit të Ligjit për pagën minimale, në të cilën nuk u përfshinë veteranët.