Në ora 13:00, Osmani pret në takim liderët e partive politike për datën e zgjedhjeve

- Advertisement -

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka thënë se do të marrë pjesë në takimin e orës 13:00 të thirru nga presidentja e Kosovës, për të caktuar datën e zgjedhjeve.

“Shumë shkurt, meqenëse jemi në një ditë shumë të jashtëzakonshme dhe tani çështjet politike në këtë tempull s’kanë vend. Po, kemi takim në ora një. Nga këtu do të shkojmë, pas vizitës te Bacë Rifat në kullë, do të shkojmë tek takimi i Presidentes për caktimin e datës së ardhshme të zgjedhjeve dhe aty besoj se do të deklarohem para medieve. Lavdi, lavdi për këtë ditë e për epopenë e UÇK-së. Ju faleminderit”, tha Abdixhiku.

Të ngjashme

Të fundit