![Në opozitë thoshte se 5 këshilltarë i mjaftojnë, tash Albin Kurti ka 24 këshilltarë Në opozitë thoshte se 5 këshilltarë i mjaftojnë, tash Albin Kurti ka 24 këshilltarë](https://gazetascanner.com/wp-content/uploads/2023/04/kurti.png)
Sipas tij, angazhimi i shumë njerëzve në këtë cilësi tregon paaftësinë e politikanit.
Pak para zgjedhjeve të vitit 2019, në emisionin Pressing ai kishte thënë se atij nuk u duhen më shumë se pesë këshilltar.
Duke aluduar në numrin e madh të këshilltarëve të ish-kryeministrit Haradinaj, gjatë kësaj interviste, ai kishte thënë se 35 këshilltar janë shumë për një kryeministër.
“Ndoshta pesë këshilltarë mjaftojnë. 35 janë si të mos jetë asnjë, ose tregojnë një lloj paaftësi fundamentale të vetë kryeministrit”, kishte deklaruar Kurti.
Këtë zotim, Albin Kurti e kishte harruar pasi kishte fituar ato zgjedhjet.
Me të marr postin e kryeministrit, ai kishte angazhuar dhjetëra këshilltarë rreth tij.
Këshilltarët e Kurtit
Ndryshe nga Qeveria Kurti I, në Qeverinë Kurti II ai ka angazhuar numër të madh të këshilltarëve.
Madje, ende vazhdon të emërojë këshilltar politik, të cilëve iu jep përgjegjësi të ndryshme. Në pjesën e dytë të mandatit, numri i këshilltarëve të kryeministrit Kurti ka arritur në 24.
Nuk dihet nëse të gjithë kanë zyre në Zyrën e Kryeministrit, por pjesa dërmuese e tyre janë këshilltar politik.
Këto pozita ai ua ka besuar njerëzve të tij të besueshëm.
Para pak kohe, Kurti ka angazhuar si këshilltarë edhe Zojë Surroj, vajza e publicistit Veton Surroi. Ajo është emëruar se këshilltare politike për medie ndërkombëtar.
Këshilltari kryesore politik i shefit të ekzekutivit është Luan Dalip. Dalipi është edhe Shef i Stafit të Zyrës së Kryeministrit.
Këshilltarët tjerë politikë janë Përparim Kryezu, Jeton Zulfaj, Shenaj Shala, Fëllanza Podrimja, Zojë Surroj, Riat Nuredini, Rozafa Kelmendi, Merdzan Osmani, Edison Beciri, Artan Asllani, Nurije Shala, Sihana Mehmeti.
Lulëzon Jagxhiu, është këshilltar politik i kryeministrit për çështje të teknologjisë se informacionit, kurse Aziz Bici është këshilltar politik për çështjeve të kategorive të dala nga lufta.
Kryeministri Albin Kurti ka angazhuar edhe këshilltar, të cilët merren me shqiptarët në rajon.
Hysamedin Feraj është këshilltar politik i kryeministrit i ngarkuar me përgjegjësinë e anëtarit të sekretariatit koordinues ndërqeveritar.
Kurse, Ardita Sinani është këshilltare politike e kryeministrit për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanovc.
Në listën e këshilltareve figurojnë edhe gjashtë këshilltar të jashtëm: Erzen Vraniqi, Tienmu Ma, Tea Blakaj-Hoxha, Elizabeth Kathrine Goëing, Jusuf Ulaj dhe petar Miletic.
Gjithashtu, për procesin e dialogut me Sebinë, si këshilltar të Qeverisë janë të angazhua edhe publicistët Veton Surroi dhe Blerim Shala.
Këshilltari i ri
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, këshilltarin më të ri e ka emëruar të premten.
Zyra e Kryeministrit ka njoftuar se këshilltari i ri është Bekim Qokun.
Sipas njoftimit, Qoku do të jetë këshilltar i jashtëm politik i kryeministrit për marrëdhëniet me Maqedoninë e Veriut.
“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, e ka emëruar z. Bekim Qokun, Këshilltar të Jashtëm Politik të Kryeministrit për marrëdhëniet me Republikën e Maqedonisë së Veriut. Kryeministri Kurti i uroi z. Qoku suksese në detyrën dhe përgjegjësitë e reja, në funksion të zgjerimit dhe thellimit të bashkëpunimit me Maqedoninë e Veriut”, është thënë në njoftimin e Qeverisë.
Këshilltarët e kryeministrit dhe ministrave, përveç shumë privilegjeve, ata marrin edhe paga të majme. Ligji i Pagave më se shumti ka privilegjuar këshilltarët.
Ky ligj tregon se kjo kategori e ka koeficientin 9. Duke marrë për bazë vlerën e koeficientit kjo kategori do ta ketë pagën 945 euro. /Nacionale/