8.9 C
New York
Sunday, November 23, 2025

Buy now

“Ne nuk ndalemi derisa të vendoset drejtësia”, sot protestohet për Daorsën në Gjakovë

- Advertisement -

Një protestë do të mbahet, të dielën më 23 nëntor, në kërkim të drejtësisë për Daorsa Spahinë, 25-vjeçaren e cila vdiq tragjikisht në Tetovë më 6 nëntor.

Organizatorët njoftojnë se protesta do të nisë në orën 12:00 dhe kërkojnë veprim të vendosur nga institucionet e Kosovës dhe drejtësi për viktimën, duke akuzuar shtetin e Maqedonisë së Veriut për lënien e saj të pambrojtur.

“Daorsa u la e pambrojtur nga institucionet e Maqedonisë së Veriut. Shteti i Kosovës duhet të angazhohet dhe të veprojë me vendosmëri”.

“Ne nuk ndalemi derisa të vendoset drejtësia”, thuhet në mesazhin e organizatorëve të protestës.

Të ngjashme

Të fundit