19 C
New York
Monday, May 12, 2025

Buy now

“Ne nuk kemi buxhetin e PSG-së, Man Cityt apo Bayern Munich” – Inzaghi flet për suksesin e Interit

- Advertisement -

Simone Inzaghi ka theksuar se suksesi i Interit në Itali dhe Evropë vjen pavarësisht një buxheti shumë më të vogël krahasuar me klubet gjigante si Paris Saint-Germain, Manchester City dhe Bayern Munich.

Pas fitores ndaj Torinos, që e mban Interin në garë për titullin e Serie A dhe pas sigurimit të finales së Ligës së Kampionëve kundër PSG-së, trajneri italian nënvizoi: “Ne nuk kemi buxhetin e PSG-së, Cityt apo Bayernit, prandaj duhet të jemi më të mirë në aspektin e organizimit. Me këtë zemër, mund të luftojmë me të gjithë”, ka thënë Inzaghi.

Interi ka arritur dy finale të Ligës së Kampionëve në tre vjet, një arritje e madhe duke pasur parasysh se skuadra është ndërtuar me investime më të vogla sesa çdo ekip tjetër që ka shkuar aq larg këtë sezon. Ekipi ka ditur të kompensojë mungesën e buxhetit të madh me organizim dhe përkushtim taktik.

“Njerëzit thonë se Interi ka një skuadër të vogël, por të gjithë japin gjithçka. Kjo është mënyra jonë për të konkurruar me më të mëdhenjtë”, shtoi ai, duke vlerësuar shpirtin luftarak të skuadrës dhe fleksibilitetin në fushë.

Inzaghi gjithashtu theksoi rëndësinë e rotacionit dhe përdorimit të lojtarëve në role të ndryshme, siç ishte rasti i Nicola Zalewskit, që shënoi në ndeshjen ndaj Torinos. Kjo qasje ka ndihmuar Interin të ruajë freskinë në të dyja frontet.

Të ngjashme

Të fundit