Një kafene e vogël në Londër vendosi t’u ofronte klientëve të saj diçka të pazakontë dhe me një çmim po aq të pazakontë.
Dashamirët e vërtetë të kafesë nuk mund ta imagjinojnë një ditë pa “pijen e tyre magjike”, dhe ata që kanë mundësi mund të provojnë kafe në Londër, për të cilën do të duhet të paguajnë 265 paund (310 euro) për një filxhan.
Kafeneja “Shot” në lagjet elitare të Londrës Mayfair dhe Marylebone shkakton një ndjesi të veçantë për shkak të origjinës së kokrrave nga të cilat bën kafe.
Përkatësisht, kafeja prodhohet nga kokrrat “Tipika”, nënspecie më cilësore e “Arabica”. Ato rriten dhe piqen në pasurinë Nakayama në ishullin japonez të Okinawa.
Një kilogram i këtyre kokrrave speciale kushton 1,730 € (1,480 £), pa përfshirë kostot e transportit.