Një muaj pas paraqitjes së tyre të përbashkët në Soho të Londrës, që ndezi thashethemet se ata ishin çift, Tom Cruise dhe Ana de Armas…
Ata mbërritën në Londër së bashku mbrëmjen e së premtes, 14 mars. Dy aktorët dukeshin në humor të mirë, teksa bisedonin dhe qeshnin.
Cruise dhe de Armas u fotografuan së bashku në Londër muajin e kaluar, më 13 shkurt. Aktorja kubane mbante në duar dy çanta me ushqime, ndërsa të dy përshëndetën fansat përpara se të hipnin në një taksi.
Në atë kohë, një burim zbuloi për “PEOPLE” se darka e tyre ishte mbajtur në prani të agjentëve të tyre dhe kishte të bënte me bashkëpunime të mundshme në të ardhmen. I njëjti person kishte sqaruar se nuk kishte humor romantik, vetëm një atmosferë miqësore.
Ana de Armas ka shprehur më parë admirimin e saj për Tom Cruise dhe aftësitë e tij kinematografike në skena të rrezikshme. Në një intervistë të vitit 2023 me “USA Today”, ajo e quajti punën e tij të mahnitshme.
Edhe pse ka marrë pjesë në disa filma aksion vitet e fundit, ajo është shprehur se ende nuk është në nivelin e Cruise.