0.6 C
New York
Sunday, February 9, 2025

Buy now

Në mungesë të Rashicës, Icardi feston golin duke e bërë shqiponjën

- Advertisement -

Galatasaray triumfoi 3:2 me përmbysje në rezultat kundër Umraniyesporit në kuadër të javës së 22-të në elitën e futbollit turk.

Mauro Icardi ishte vendimtar për vendasit duke shënuar dy gola që përmbysën rezultatin dhe siguruan pikët e plota të luftën e Galatasarayt për titull të kampionit.

Sulmuesi argjentinas në njërin nga golat e shënuar zgjodhi të festonte duke e bërë me duar simbolin e shqiponjës, festim ky në disa raste i reprezentuesit të Kosovës dhe bashkëlojtarit të tij, Milot Rashicës.

Milot Rashica është paraqitur nga minuta e parë në fitoren e Galatasarayt, por u zëvendësua me të nisur pjesa e dytë.

Galatasaray është lider me 51 pikë, i ndjekur pas nga Fenerbahce me 44 pikë.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit