19 C
New York
Tuesday, June 17, 2025

Buy now

Në momente të afërta – Atilla Kardesh dhe Eva Ndoja ndezin thashethemet për një romancë?

- Advertisement -

Atilla Kardesh dhe Eva Ndoja kanë ndezur rrjetet sociale pas publikimit të një videoje të shkurtër në Instagram, ku shfaqen tepër të afërt me njëri-tjetrin.

Në videon e postuar nga vetë Atilla, këngëtarja shihet duke i dhënë një puthje në faqe, në një moment që ka nxitur menjëherë spekulime për një lidhje të mundshme romantike mes tyre.

Videoja është postuar në InstaStory dhe është shpërndarë me shpejtësi nëpër faqe të ndryshme rozë, duke tërhequr vëmendjen e fansave dhe ndjekësve të dy artistëve.

Shumë prej tyre kanë komentuar për “kiminë” mes çiftit dhe kanë ngritur pyetjen: a është kjo thjesht miqësi apo diçka më shumë?

Kujtojmë se Atilla Kardesh ka qenë pjesë e videoklipit të fundit të Eva Ndojës, në bashkëpunim me këngëtaren Eli Malaj.

Projekti muzikor u prit mirë nga publiku dhe duket se raporti profesional mes Atillës dhe Evës ka kaluar edhe në një marrëdhënie më të ngushtë, të paktën në pamje të parë.

Përtej spekulimeve, ajo që mbetet fakt është se dyshja po tërheq vëmendjen e publikut, qoftë përmes projekteve artistike, qoftë përmes momenteve të ndara në rrjete sociale.

Nëse kjo është një histori dashurie apo thjesht miqësi artistike, mbetet për t’u parë në ditët në vijim.

Të ngjashme

Të fundit