Komandanti i Brigadës së Zjarrfikësve në Mitrovicë, Burim Ibishi, ka njoftuar lidhur me situatën aktuale me vërshimet në qytet.
Sipas tyre, gjendja në Mitrovicë për momentin është stabile, megjithatë gjatë natës ekziston rreziku që lumi Lushta të dalë nga shtrati.
Në lagjen Bair janë evakuuar pesë familje, ndërsa lagjia Vaganicë është gjithashtu e prekur nga reshjet intensive.
Ibishi ka theksuar se personeli i disponueshëm nuk është i mjaftueshëm, por ndihmë ka ofruar edhe Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave (AME).






